Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Al-Hilal me ofertë të ‘çmendur’ për Mbappen dhe PSG-në

Gazeta10
24 July 2023 - 12:26

Arabia Saudite ka hyrë fuqishëm në treg këtë afat kalimtar, duke ‘shpërndarë’ oferta të majme në drejtim të klubeve dhe lojtarëve për t’iu bashkangjitur ligës elitare të tyre.

Pas nënshkrimit të Cristiano Ronaldos, Karim Benzemas, N’Golo Kantes e disa lojtarëve të tjerë me emër në futbollin evropian, Arabia Saudite, përkatësisht skuadra e Al-Hilal ka dërguar një ofertë të ‘çmendur’ në drejtim të Paris Saint-Germain për Kylian Mbappen.

Skuadra saudite është e gatshme t’i ofrojë klubit francez një shumë prej 300 milionë eurove për shërbimet e Mbappes.

Ofertë më e madhe do të shkojë në drejtim të lojtarit, i cili pritet të përfitojë 700 milionë euro për vetëm një sezon.

Mirëpo, Al-Hilal janë të vetëdijshëm rreth ëndrrës së Mbappes për të luajtur për Real Madrid dhe në kontratë do të përfshihet një klauzolë e veçantë rreth kësaj çështje.

Francezi 24-vjeçar do të lejohet t’i bashkohet klubit spanjoll vitin e ardhshëm si transfer i lirë.

Oferta është në tavolinë, si për klubin, ashtu edhe për lojtarin, mirëpo raportimet nga Franca kanë bërë me dije se lojtari në fjalë këtë verë do të transferohet vetëm në Real Madrid.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.