Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Al Hilal synon yllin e Barcelonës për të zëvendësuar Neymarin

Gazeta10
23 November 2023 - 8:27

E ardhmja e Raphinha-s është bërë sërish temë diskutimi teksa i afrohemi afatit kalimtar të janarit.

Ylli i Barcelonës ishte i lidhur me një largim nga Spanja gjatë afatit kalimtar të verës.

Tani, ai ka tërhequr vëmendjen e Tottenham Hotspur, të cilët kërkojnë të përforcojnë sulmin.

Megjithatë, një raport nga SPORT sugjeron se Tottenham mund të përballet me konkurrencë nga Arabia Saudite.

Kjo për shkak se Al Hilal, një nga klubet më të mëdha saudite, po e synon Raphinha-n në afatin kalimtar të janarit.

Al Hilal me sa duket e mendon Raphinha-n si zëvendësues të Neymar, i cili ka marrë një dëmtim të rëndë dhe nuk do të kthehet deri në sezonin e ardhshëm.

Barcelona nuk po kërkon ta shes brazilianin, por duke marr parasysh situatën ekonomike mundë të tundohen nga një ofertë marramendëse.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.