Sport

Alain Giresse flet për ndeshjet e shtatorit

Gazeta10
20 Shtator 2022 - 14:40

Trajneri i Kombëtares së Kosovës Alain Giresse ka folur në një konferencë për media para dy ndeshjeve të fundit të Ligës së Kombeve, kundër Irlandës së Veriut në udhëtim dhe Qipros në shtëpi, shkruan Gazeta10.

 Trajneri francez tha se këto dy ndeshje do të shërbejnë që ky ekip të dëshmojë se ka kualitet dhe cilësi, por shtoi se lëndimi i Leart Paqaradës dhe Mërgim Vojvodës do të ndikojë shumë para këtyre dy ndeshjeve.

“Lista fillestare ishte në 26 pastaj është reduktuar në 23 shkaku i lëndimeve. Do të shohim cila është rruga më e mirë për ti zëvendësuar këta lojtarë. Duhet të shikojmë pozitat e të lënduarve dhe pastaj ti zëvendësojmë, pasi ende nuk kam emra konkret. Në krahasm me pjesën ofensive që kemi lojtarë nuk kemi telashe, por është pak problematike zëvendësimi i Paqaradës, pasi lojtarët tjerë kanë pak përvojë në lojërat ndërkombëtare. E për shkak të kësaj është pak problematike për të gjetur zëvendësimin e duhur. Sa i përket Paqarads, kjo nuk ishte hera e vetme qe kemi folur edhe kur nuk ishte i ftuar ne kemi pasur biseda vazhdimisht. Pas paraqitjeve të mira te St. Pauli e kam kontaktuar dhe e kam ftuar, ai nuk ka pasur ndonjë problem përveç faktit që ishte i dëshpëruar për mungesë të minutazhës.” tha fillimisht Giresse.

Ai foli edhe për lojtarët e rinjë të përfshirë në këtë listë për të cilët tha se këto dy ndeshje, por edhe sfidat tjera miqësore që do të jenë test për të dëshmuar nëse në të ardhmen mund ta ndihmojnë Kosovën në kompeticione të rëndësishme.

“Padyshim lojtarët e rinj nuk janë këtu vetëm sa për të kompletuar listën, por për të luajtur. Por edhe aktivizimi i tyre varet prej rrethanave në të cilat gjendemi. Me të rinjtë duhet të jemi të kujdesshëm sepse varësisht prej rrethanave vijnë me moral të lartë por ai mund t’u bie për shkak të rezultatit.” tha Giresse.

Kosova më 24 shtator luan kundër Irlandës Veriore në udhëtim, ndërsa më 27 shtator e prêt në shtëpi Qipron. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.