Sport

Alain Giresse: Synojmë kualifikimin në EURO 2024, kemi një mundësi të artë

Gazeta10
07 Shkurt 2023 - 21:06

Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Alain Giresse, ka dhënë së fundmi një intervistë për mediumin francez “France Bleu”, ku ka folur për synimet e tij me kombëtaren e Kosovës.

Tekniku francez deklaroi fillimisht se synon kualifikimin në Kampinatin Evropian dhe gjasat për të arritur këtë kualifikim janë të mëdha.

“Në kushte të tjera, grupi ka mundur të jetë më i vështirë. Ne e kemi parë me dy kombëtare më të mëdha. Kemi mundur të kemi në grup Fracën dhe Gjermaninë. Ne kemi një mundësi. Zvicra ëshë më lartë, por me ekipe tjera mund të luftojmë. Nuk po them se është e lehtë. Po them se është e mundur. Me këtë mentalitet që kemi, ne mund të arrijmë diçka me këtë ekip”, tha fillimsht Giresse.

Tutje, përzgjedhësi francez foli për kualitetin e lojtarëve që luajnë në elitën e futbollit francez dhe në kampionatet tjera të mëdha.

“Po, veçanërisht Zhegrova apo Zeneli janë futbollistë me kualitete të mëdha. Ata janë shumë profesionistë. Këtu ka një skuadër me kualitet të madh. Lojtarët që përfaqëojnë Kosovën luajnë në liga të forta evropiane dhe asnjëri nuk luan në Superligë e kosovës. Kapiteni ynë (Rrahmani) luan në Napoli që është ekip me kualitet të madh, kemi lojtarë të tjerë që luajnë në Spanjë, kemi një nivel të konsiderueshëm të lojtarëve. Kampanjën në Ligën e Kombeve e përfunduam mirë.Ne tani do të luftojmë në këtë betejë. Kjo kombëtare është e re, e cila është bërë anëtare e FIFA-s vetëm gjashtë vite më parë, pra është një federatë në zhvillim e sipër, është e organizuar mjaft mirë dhe nuk ka asgjë për tu ankuar, çdo gjë është e planifikuar mirë dhe nuk ka asgjë për tu ankuar. Shumë lojtarë që janë profesionistë duan të luajnë për këtë kombëtare, shkaku i historisë së këtij shteti”, vazhdoi trajneri i “Dardanëve”.

Në fund, 70-vjeçari foli është për mënyrën se si është mirëpritur në Kosovë.

Këtë shtet, e kam njohur 10 vjet më parë kur jam ftuar në një vizitë. Kur isha trajner i Senegalit, më ishte bërë kërkesa për një miqësore kundër Kosovës, në kohën kur kjo kombëtare nuk ishte pranuar ende në FIFA. Pra kjo ishte një lidhje dhe unë isha në rregull që kjo miqësore të zhvillohej. Jemi në hapa të duhur dhe çdo gjë po shkon mirë. Të gjithë janë të disponueshëm për punë. Më mundësohet çdo gjë që kam dhe ju them se lojtarët janë shumë mirënjohës dhe shumë të rrespektueshëm në rolin që ata duhet ta kenë me këtë kombëtare”, përfundoi tekniku francez.

Kosova gjendet në grupin I për kualifikimet në Evropian, së bashku me Zvicrën, Izraelin, Rumaninë, Andorrën dhe Bjellorusinë.

Kampanja kualifikuese e “Dardanët” fillon më 25 mars, ku luajnë në ushëtim kundër Izraelit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.