Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Alarm në Berlin, zbulohet në fundin e një kanali një bombë e Luftës së Dytë Botërore! Evakuohen mbi 5500 shtëpi

Gazeta10
26 August 2026 - 19:27

Autoritetet në Berlin kanë urdhëruar evakuimin e 5600 banesave në një zonë të kryeqytetit gjerman, pas zbulimit të një bombe të Luftës së Dytë Botërore.

Policia ka vendosur një perimetër sigurie prej 500 metrash rreth vendit ku u gjet bomba. Brenda kësaj zone ndodhen, mes të tjerash, një shtëpi të moshuarish, një qendër për të pastrehët dhe një çerdhe.

Bomba, me peshë rreth 100 kilogramë, u zbulua në orët e mëngjesit në fundin e një kanali në lagjen Neukölln, pranë Sonnenallee, një prej rrugëve më të frekuentuara dhe tregtare të zonës.

Pas zbulimit, bomba u nxor nga uji dhe u vendos në një platformë lundruese. Sipas policisë, ajo do të transportohet me vinç drejt bregut, ku ekspertët e çaktivizimit të eksplozivëve do të kryejnë procedurat për asgjësimin e saj.

Ndërkohë, operacioni për evakuimin e banorëve ka nisur dhe pritet të zgjasë disa orë.

Autoritetet kanë parashikuar gjithashtu ambiente të përkohshme për strehimin e banorëve që janë detyruar të largohen nga banesat e tyre deri në përfundimin e operacionit. /Panorama

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
26 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.