
Medium i njohur kroat “Vecerjni List” ka alarmuar në një shkrim hulumtues se verërat nga Kosova ka qenë me sheqer dhe ujë në vend të rrushit. Aty pretendohet se janë zbuluar mashtrime të mëdha me cilësinë e verërave të Kosovës, por jo vetëm.
Sipas këtij raporti, katër nga pesë verërat e testuara të prodhuesve kosovarë, të cilat shiten në tregun kroat, ishin false.
“Këtë e ka treguar analiza e verërave të Kosovës, prej të cilave deri në 80% e mostrave rezultuan të falsifikuara”, thuhet në raportin e “Vecernji List”, duke theksuar se kontrolli është bërë nga inspektimi bujqësor i Inspektoratit Shtetëror, ku janë testuar 84 verëra këtë vit.
Sipas mediumit kroat, katër mostra janë marrë nga Kroacia, një nga Italia dhe nëntë nga vendet e treta – pesë nga Kosova, tre nga Maqedonia e Veriut dhe një nga Bosnja dhe Hercegovina.
“Më në fund u vërtetuan pretendimet që verëbërësit tanë i përsërisin me vite – nga pesë verëra kosovare, katër ishin të rreme. Ajo nga Bosnja dhe Hercegovina ishte gjithashtu e rreme, si dhe dy kroate – dhe varietetet e verës me të cilat vendet e treta kishin ‘mashtruar’ më së shumti ishin ‘Rhine Riesling’, ‘Grashevina’ dhe ‘Vranac’, të cilat dështuan në test”, u tha në këtë raport të “Vecernji List”./Gazeta10 & Express
Artikulli i Vecernji List