
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi tha se asnjëherë nuk i ka parë më të shqetësuar dhe të zhgënjyer partnerët ndërkombëtarë se sa tani, raporton Gazeta10.
Ai pas takimit me të dërguarin e posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe atë të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha se nga ta janë informuar në detaje për gjendjen dhe kërkesat./Gazeta10