
Mësimdhënësit në Kosovë përmes përmbaruesve kanë arritur t’i marrin mjetet e tyre që u takojnë përmes kontratës kolektive, ndërsa dëmi për komunat llogaritet të jetë dhjetëra milionësh.
Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj në emisionin “Adresa e ankesave” në Kanal10, është shprehur i shqetësuar sa i përket situatës me kontratës kolektive dhe që Qeveria nuk po u ndihmon që t’i shlyejnë obligimet që dalin nga kjo kontratë.
Ai shprehur i ashpër ndaj Ministrit të Financave, Hekuran Murati dhe ka treguar se gjitha komunat kanë marr një vendim për padi.
“Ajo çka ka thënë Ministri i Financave, Hekuran Murati i cili ka qenë i papërgjegjshëm rreth kësaj teme edhe komunat kanë marr një vendim qe të bëjmë një padi në Gjykatën Ekonomike që më pas një vendim gjyqësor mbi këtë çështje”, është shprehur Ramosaj.
Tutje poashtu ai ka treguar se për komunat kjo situate është bërë e pa përballueshme dhe se kjo po ua vështirëson koston buxhetore. /Gazeta10/
Për të parë më shumë ndiqeni videon më poshtë: