
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se sot do t’u dërgojë ftesë krerëve opozitarë për t’u takuar.
Arsyeja e ftesës është për t’i informuar për takimin e mbajtur në Bruksel, transmeton Gazeta10.
“Ne jemi për dialog me parime dhe proces transparent, prandaj edhe sot i dërgojë ftesë tre krerëve opozitarë për t’i informuar e për të diskutuar për takimin e fundit që kemi pas në Bruksel dhe sfidat që i ka shteti ynë përpara”, ka thënë Kurti në Këshillin e Përgjithshëm të LVV-së./Gazeta10