
Ylli i Kosovës, Albion Rrahmani është pjesë e formacionit më të mirë të sezonit në Superligën e Rumanisë.
Rrahmani shkëlqeu këtë sezon me skuadrën e Rapid Bukureshtit në Rumani, me të cilën arriti të bëjë plot 30 paraqitje në të gjitha garat.

Gjatë këtyre paraqitjeve, ylli i Kosovës ka shënuar 19 gola dhe ka asistuar në pesë prej tyre.