Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Albion Rrahmani shpallet “Ylli i Javës” për xhiron e 21-të në Superligë

Gazeta10
24 February 2023 - 11:32

Sulmuesi i Ballkanit, Albion Rrahmani është shpallur “Ylli i Javës” për xhiron e 21-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Rrahmani në xhiron e 21-të shënoi golin që i dhuroi fitoren skuadrës së tij Ballkanit, në ndeshjen kundër Trepçës ’89.

Kjo është hera e dytë në stinorin praveror që Albion Rrahmani fiton çmimin e më të mirit të javës.

Pasi mori çmimin, sulmuesi nga Malisheva deklaroi se do të punojnë edhe më shumë për ta vazhduar formën e mirë nëpër të cilën po kalon.

“I kam premtuar vetes që do të jap maksimumin çdo xhiro për të ndihmuar ekipin drejt objektivit të mbrojtjes së titullit dhe më gëzon fakti që po rikthehem për ta marrë këtë shpërblim si më i miri i javës. Gjithmonë them se të shpallesh më i miri i javës nuk është vetëm për meritë të punës time, por këtu më ndihmojnë shumë edhe bashkëlojtarët dhe shtabi teknik, të cilëve u jam mirënjohës. Do të vazhdoj punën time nga ndeshja në ndeshje dhe shpresoj që në fund të jem golashënuesi më i mirë në Superligë dhe Ballkani të jetë sërish kampion”, ka theksuar Rrahmani.

Rrahmani deri më tani këtë edicion në elitën e futbollit kosovar ka shënuar 13 gola.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.