
Mbrojtësi spanjoll, Alejandro Baldo do të vazhdojë rrugëtimin e tij me Barcelonën.
Balde ka arritur marrëveshje totale me ekipin katalunas për rinovimin e kontratës, ndërsa zyrtarizimi pritet të bëhet së shpejti.
19-vjeçari do të vazhdojë kontratën e tij deri në vitin 2027 dhe klauzola e largimit të spanjollit do të jetë 1 miliardë euro.
Balde ka pasur paraqitje fantastike këtë sezon me “Blaugranët” dhe ishte një titull i padiskutueshëm në krahun e majtë të mbrojtjes nën urdhërat e trajnerit Xavi Hernandez.
Në fundjavë, ai arrit që të fitojë La Ligën me ekipin katalan, trofe ky që i mungonte kësaj skuadre që nga viti 2019.
Falë paraqitje mjaft të mira me Barcelonën, Balde ishte ftuar edhe nga kombëtarja e Spanjës në Kampionatin Botëror që u mbajt në fund të vitit të kaluar në Katar.
Përveç Baldes, synim i Barcelonës është që kësaj vere të rinovojë kontratat edhe me lojtarët të tjerë si Ronald Araujo, Sergi Roberto e Marcos Alonso, teksa klubi po punon në rikthimin e madh të Lionel Messit në “Camp Nou”.