Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Ali Ahmeti i reagon ASHAK-ut: Për Kosovën kam dhënë gjithçka nga jeta

Gazeta10
22 December 2022 - 17:06

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, i ka reaguar Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Kosovës lidhur me implikimin e tij në një analizë që është botuar këto ditë, raporton Gazeta10.

ASHAK e ka përfshirë Ahmetin në planin për ndryshimin e kufijve.

Ahmeti ka thënë se për kufijt e Kosovës ka dhënë gjithçka nga jeta e tij.

Më tej, ai ka thënë se nuk  bën pazare me copat e vendit të tij.

Këtu keni postimin e plotë:

“Pavarësisht deklaratave apo analizave që bëhen se gjoja se unë paskam qenë për ndryshime të kufijve të Kosovës, unë pa i rënë brisk fytyrës, për atë pavarësi dhe për ata kufi të Kosovës kam dhënë gjithçka nga jeta ime dhe unë nuk bëj pazare me copa e grima të vendit që është gjak i gjakut tim, është gjak i shokëve të mi”, tha Ahmeti. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.