Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aliaj për opozitën: Pse nuk dalin ballëhapur? Nuk duam marrëveshje me Kurtin

Gazeta10
28 Prill 2026 - 19:08

Opinionisti Artan Aliaj ka kritikuar partitë opozitare për mungesë qartësie në qëndrimet e tyre ndaj bashkëpunimit me kryeministrin Albin Kurti.

I ftuar në emisionin “Gazeta” në Kanal 10, Aliaj ka deklaruar se mënyra e vetme që opozita të sjellë ndryshim në qeverisje është përmes zgjedhjeve.

“Pse opozita nuk del ballëhapur dhe të thotë: nuk duam marrëveshje me zotin Kurti, duam të shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Është shumë e thjeshtë kjo punë.”

Ai ka theksuar se një qasje e tillë do ta bënte më të qartë situatën politike, ndërsa ka përmendur edhe afatet kushtetuese të përcaktuara nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, sipas të cilave afati i fundit për zgjedhje mund të jetë 7 qershori.

Sipas Aliajt, partitë politike do të synojnë një pozicionim sa më të favorshëm para një procesi të ri zgjedhor, ndërsa e ka cilësuar si të pritshme që Kurti të bëjë deklarime në funksion të vazhdimit të qeverisjes.

Në fund, ai ka shtuar se Kurti do të duhej të ishte angazhuar më herët në procesin e zgjedhjes së presidentit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.