Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Azemi: LDK ia dha zgjidhjen por Kurti nuk e deshi Vjosën Presidente, e futi vendin në krizë

Gazeta10
28 Prill 2026 - 18:34

Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, për çështjen e presidentit deklaron se “Kurti deshi ta imponojë vullnetin e vet mbi Kuvendin, mbi opozitën dhe mbi Kushtetutën”.

Ai tha se LDK e dha zgjidhjen, por “krizën e bëri ai që refuzoi kompromisin. Ai që mendoi se shteti mundet me u sjellë rreth vullnetit të tij”.

Reagimi i tij i plotë:

LDK ia dha zgjidhjen. Ia dha kompromisin. Ia dha edhe nënshkrimet.

Por Kurti nuk e deshi Vjosën Presidente.

Kurti nuk deshi marrëveshje me LDK-në.

Kurti deshi ta imponojë vullnetin e vet mbi Kuvendin, mbi opozitën dhe mbi Kushtetutën.

Tash, pasi e futi vendin në krizë, po mundohet fajin me ia lanë LDK-së.

LDK e dha rrugën përpara. E krizën e bëri ai që refuzoi kompromisin. Ai që mendoi se shteti mundet me u sjellë rreth vullnetit të tij.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.