Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Deklaratat e Kurtit janë të pritshme”, Artan Aliaj: Partitë në garë për pozicionim para zgjedhjeve

Gazeta10
28 Prill 2026 - 18:53

Opinionisti Artan Aliaj, në Gazeta tha se deklarimet e fundit të kryeministrit Kurti duhet të shihen në kontekstin e përgatitjeve për një proces të ri zgjedhor, duke theksuar se partitë tashmë kanë hyrë në një fazë të pozicionimit strategjik.

Sipas tij, në periudhën në vijim është e pritshme që subjektet politike të intensifikojnë aktivitetet dhe retorikën publike, me qëllim sigurimin e një pozite sa më të favorshme për zgjedhjet e ardhshme.

“Në anën tjetër, partitë politike do të luftojnë për pozicionim sa më të mirë para procesit të ri zgjedhor dhe është shumë normale që edhe Kurti të dalë e të bëjë deklarime të tilla, pasi që në njëfarë forme është në interesin e tyre që të vazhdohet me qeverisje,” është shprehur Aliaj.

Ai shtoi se, ndonëse qeverisja aktuale vlerësohet ndryshe nga akterë të ndryshëm, disa e konsiderojnë të suksesshme e të tjerë jo,  për partinë në pushtet mbetet thelbësore vazhdimësia e mandatit.

Deklaratat e tilla, sipas Aliajt, janë pjesë e një strategjie më të gjerë politike që synon mobilizimin e elektoratit dhe forcimin e pozicionit në prag të zhvillimeve të reja zgjedhore.

Deklarata e plotë: https://youtu.be/vNQnuvZLXB8

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.