Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti: LDK s’tregoi për kë janë 15 nënshkrimet, sugjeron dërgimin e emrit për garë me Feride Rushiti

Gazeta10
28 Prill 2026 - 17:24

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se letra me 15 nënshkrimet e Lidhjes Demokratike të Kosovës, e udhëhequr nga Lumir Abdixhiku, është bërë publike qëllimshëm pas nisjes së seancës dhe jo përmes rrugëve institucionale.

Sipas tij, kjo letër është dashur t’i dorëzohej zyrtarisht ose atij si kryeministër, ose shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci, e jo të publikohej në media. Kurti ka shtuar se dokumenti nuk ishte i qartë, pasi nuk specifikonte se për cilin kandidat bëhej fjalë.

Ai ka theksuar se është i hapur për bashkëpunim me LDK-në, por vetëm nëse kjo parti paraqet një listë me 15 nënshkrime dhe emrin e qartë të kandidatit për president. Në një rast të tillë, Kurti ka thënë se do t’i kërkonte Hatixhe Hoxha të tërhiqet, duke hapur rrugë për një garë mes Feride Rushiti dhe kandidatit të LDK-së.

Ndërkohë, Kurti e ka cilësuar si “të palogjikshme” kërkesën e Abdixhikut që Lëvizja Vetëvendosje të sigurojë 66 vota për kandidaturën e Vjosa Osmani.

Në përfundim, ai ka përsëritur se bashkëpunimi është i mundur, por vetëm përmes procedurave të qarta dhe propozimeve konkrete.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.