Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Aliu: Po investojmë 2 milionë euro për ri-dizajnimin e qendrës së qytetit të Kamenicës

Gazeta10
22 December 2023 - 21:54

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka bërë të ditur se janë duke u investuar 2 milionë euro për ri-dizajnimin e qendrës së qytetit të Kamenicës.

Ai ka bërë të ditur se nga kjo lidhen rrugët për në Berivojcën me Koretinin dhe Topanicën, dhe rrugën “Isuf Morina” në Topanicë.

“Për hartën e një të ardhme më të mirë dhe më të ndritur për qytetin e Kamenicës. Si rezultat i bashkëpunimit të ndërsjellë, po i investojmë 2 milionë euro, për ri-dizajnimin e qendrës së qytetit të Kamenicës, rrugën që lidhë Berivojcën me Koretinin dhe Topanicën, dhe rrugën “Isuf Morina” në Topanicë.” – ka shkruar Aliu.

Ai tutje ka thënë se një valë transformuese e projekteve të ndërtimit rrugor po bëhen në të gjithë vendin.

“Gjithnjë drejt katalizimit të ndryshimeve pozitive, nën udhëheqjen e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, një valë transformuese e projekteve të ndërtimit rrugor po bëhen në të gjithë vendin. Jemi të angazhuar maksimalisht për zhvillim, për ndërlidhje të qyteteve e integrim të rrugëve të reja, për të përmirësuar e lehtësuar fluksin e njerëzve dhe mallrave, drejt një të ardhme ku çdo qytetar përfiton nga dividendet e zhvillimit të infrastrukturës.” – ka përfunduar Aliu.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.