Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aliu viziton komunat veriore, ka parë nga afër punimet infrastrukturore

Gazeta10
22 October 2022 - 21:46

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka vizituar komunat veriore ku ka parë nga afër punimet infrastrukturore në atë pjesë, raporton Gazeta10.

Aliu ka thënë se ka parë nga afër përfundimin e punimeve të rrugës në Jasenovik, rehabilitimin e rrugëve në Cerrajë, Kushtovë si dhe Bistricë e Vllahisë.

Po ashtu, ai ka thënë se e kanë vizituar edhe zgjerimin e rrugës në Bërnjak dhe përfundimin e punëve për shtrirjen e rrjetit optik nëntokësorë në Qabër, Zubin Potok e Bërnjak.

Aliu ka thënë se ministria që ai drejton mbetet e përkushtuar për të punuar për një jetesë më të mirë.

Këtu keni statusin e plotë:

“Sot gjatë ditës ishim në vizitë nëDescription: 📍komunat veriore të Republikës së Kosovës.

Nga kjo vizitë, pamë nga afër përfundimin e punimeveDescription: 👷të rrugës në Jasenovik, rehabilitimin e rrugëve në Cerrajë, Kushtovë si dhe Bistricë e Vllahisë.Description: ✅

Vizituam zgjerimin e rrugës në Bërnjak dhe përfundimin e punëveDescription: 👷për shtrirjen e rrjetit optik nëntokësorë në Qabër, Zubin Potok e Bërnjak.Description: ✅

Mbesim të përkushtuar në angazhimin tonë të përditshëm për një jetesë më të mirë për të gjithë Description: 👩‍👦‍👦qytetarët pa dallim, në përputhje me ligjet në fuqi, si dhe për zhvillimin e mëtejshëm ekonomik të vendit”, ka shkruar Aliu në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.