Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Ambasada Amerikane poston për vizitën e Escobar, e shpërndan intervistën e tij në Kanal10

Gazeta10
21 October 2022 - 11:56

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës ka bërë një përmbledhje të shkurtër të vizitës që ka pasur i dërguarit special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në Kosovë raporton Gazeta10

Ambasada e SHBA-së në Kosovë e ka përmendur edhe intervistën e diplomatit amerikan në Kanal10.

Në këtë përmbledhje, ambasada e ka shpërndarë këtë intervistë me linkun e Gazetës10.

Në përmbledhjen e tyre, takimet e Escobar në Kosovë ambasada i quan si  të plota dhe produktive.

Në kuadër të kësaj vizite, Escobar ka takuar presidenten Osmani, kryeministrin Kurti, krerët e partive opozitare si dhe udhëheqësit e Kishës Ortodokse Serbe.

Në dy takimet e ndara me krerët e shtetit, Escobar e ka theksuar vazhdimin e mbështetjes së Amerikës për Kosovën si dhe për procesin e dialogut.

Këtu keni postimin e plotë:

“Zëvendës ndihmës sekretari Gabriel Escobar pati një vizitë të plotë dhe produktive në Kosovë këtë javë. Ai pati takime me Presidentin Vjosa Osmani dhe Kryeministrin, si dhe me udhëheqësit e Kishës Ortodokse Serbe dhe opozitës politike.

Ai pati rastin të flasë edhe me Kanal10 derisa ishte në Prishtinë.

Nëse e keni humbur drejtpërdrejt, shikoni të gjithë intervistën e tij këtu: https://gazeta10.com/intervista-e-plote-me-emisarin…/”, thuhet në llogarinë e Ambasadës Amerikane në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
01 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.