Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ambasada franceze njofton për linjë të re ajrore midis Francës dhe Kosovës

Gazeta10
28 October 2025 - 22:05

Ambasada e Francës në Kosovë ka njoftuar për linjën e re ajrore Lyon–Prishtinë, e operuar nga easyJet, për të cilën ka vlerësuar se forcon lidhjet midis dy vendeve.

Sipas ambasadës, kjo linjë direkte që nga sot shënon një hap të rëndësishëm për mobilitetin, turizmin dhe shkëmbimet ekonomike e kulturore.

“Ajo do të lehtësojë lidhjet midis familjeve, bizneseve dhe institucioneve, duke afruar edhe më shumë shoqëritë tona. Urime të gjithë atyre që e bënë të mundur këtë projekt — një simbol miqësie dhe bashkëpunimi franko-kosovar”, thuhet në postimin e ambasadës në Facebook./KP

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.