Gazeta10

Ambasada gjermane reagon për rastin e VisaMetric: Po e ndjekim me vëmendje procesin gjyqësor ndaj drejtorit

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka reaguar për herë të parë lidhur me kompaninë “VisaMetric”. Nga ambasada kanë deklaruar se janë në dijeni për arrestimin e drejtorit të qendrës për pranimin e aplikacioneve për viza të “VisaMetric” dhe se me vëmendje po ndjekin procesin gjyqësor ndaj tij.

Nga ambasada kanë deklaruar se bashkë me Ministrinë e Punëve të Jashtme në Berlin kontrollojnë rregullisht VisaMetric për aplikimin e të gjitha rregullave përkatëse dhe se kjo përfshinë edhe zbatimin e vendimit nga data 16.05.2023 për kthimin e pasaportave me postë si alternativë opcionale.

“Në kontratën e lidhur në mes VisaMetric dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, VisaMetric obligohet të respektojë përcaktimet e Ligjit Federal për Mbrojtjen e të Dhënave dhe Rregulloren e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave. Prandaj, VisaMetric duhet të operojë infrastrukturën e saj të teknologjisë së informacionit në përputhje me kërkesat e Zyrës Federale për Sigurinë e Informacionit për Administratën Publike, dhe mund të ruajë të dhënat personale të aplikantëve vetëm në serverë brenda Zonës Ekonomike Evropiane. Të dhënat e regjistruara alfanumerike dhe biometrike të aplikantëve i dërgohen ambasadës në formë të koduar. Këto të dhëna nuk ruhen në pajisjet e shërbyesit të jashtëm VisaMetric. VisaMetric edhe më tej është i obliguar që menjëherë pas dërgimit të fshijë të gjitha të dhënat e aplikantëve dhe të sigurojë që për caktimin e terminit të ruhen vetëm emri, të dhënat e kontaktit si dhe numri i pasaportës deri në momentin kur pasaporta i kthehet aplikuesit, dhe që këto të dhëna më pas të fshihen menjëherë. Informacione përkatëse mund të gjeni në faqën e internetit të ambasadës”, thuhet në njoftim.

Në reagimin e ambasadës thuhet se personat të cilët nga data 17 maj vendosin për tërheqje personale të pasaportës, ndërsa gjatë caktimit të terminit kanë paguar shërbimin postar për kthimin e pasaportës, do të rimbursohen.

“Pasditën e datës 16 maj 2023, ambasada për herë të parë mësoi për vendimin e Gjykatës Komerciale kundër VisaMetric, në të njëjtën ditë, kur VisaMetric përmes avokatit të saj edhe pranoi vendimin e shkallës së dytë. VisaMetric, menjëherë pasi mësoi për aktgjykimin, në konsultim me Ministrinë e Punëve të Jashtme në Berlin dhe Ambasadën Gjermane në Prishtinë, filloi zbatimin e tij. Pas kësaj, dhe që nga dita e nesërme, të gjithë aplikantëve u është dhënë mundësia që në momentin e parashtrimit të kërkesës të zgjedhin mes tërheqjes personale dhe kthimit të pasaportës përmes shërbimit postar me kosto shtesë, si në procedurën e deritashme. Personat të cilët nga data 17 maj vendosin për tërheqje personale të pasaportës, ndërsa gjatë caktimit të terminit kanë paguar shërbimin postar për kthimin e pasaportës, do të rimbursohen. Që nga data 17 maj 2023, opsioni për kthimin e pasaportës me postë nuk është më i detyrueshëm, kur caktoni terminin në mënyrë elektronike. Njoftimin për këtë, VisaMetric e publikoi në mbrëmjen e datës 16 maj në faqën e saj të internetit”, thuhet tutje në reagim.

Ndryshe, Gjykata Komerciale ia ka ndaluar kompanisë “VisaMetric” marrjen e pagesës prej 30 euro, si tarifë për kthim të pasaportave, kur qytetarët aplikojnë për vizë në Ambasadën e Gjermanisë në Kosovë. Kjo kompani i obligonte qytetarët për këtë pagesë, përmes një “deklarate detyruese” që ata duhej ta nënshkruanin me rastin e aplikimit. Edhe pse kjo deklaratë ishte hequr me vendim të Inspektoratit të Tregut, kompania kishte vazhduar t’i kushtëzojë qytetarët që të jepnin 30 eurot e postës si avans, për ta caktuar terminin.

NË FOKUS

albin-kurti-1880x1254-1
Kurti thyen heshtjen, tregon mbështetjen e kujt e ka për ndërhyrjen në veri
kurti-3
Kurti zgjohet me reagim për veriun - U dërgon mesazhe ndërkombëtarëve dhe serbëve në veri
kerstiq veriu
Gazetari serb nga veriu: Rezistenca e serbëve vdiq sot, mjaftuan disa policë e shok-bomba
346132544_251573380886211_2478339792372512310_n
Pamje dramatike nga rrahja në aeroport (VIDEO)
IMG_6871-1024x700-1
Gruaja kosovare që u vra nga burri në Zvicër, la pas vetes 4 fëmijë
kerstiq veriu
Lëndohet gazetari serb, Branislav Kërstiq, goditet me mjete të forta në Zveçan
p06-191004-314
“Katër fëmijë i kam lënë pa bukë”: Këshilltari i shkarkuar i Konjufcës ankohet për kredin 76 mijë euro
maxresdefault (1)
"Më mirë lexo çfarë thotë pjesa tjetër e botës" - Vazhdon përplasja e ashpër e Von Cramonit me Bashën