
Ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott ka qenë sot për vizitë në Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë.
Atje është pritur nga kryetari i Shoqatës ‘Jetimat e Ballkanit’, Halil Kastrati.
Ky i fundit e ka falënderuar ambasadorin Abbott për vizitën, me ç’rast e ka njoftuar atë rreth aktiviteteve të Shoqatës ‘Jetimat e Ballkanit’.
Sipas Kastratit, gjatë kësaj vizite është biseduar rreth mundësisë së bashkëpunimit në dobi të qytetarëve.

“Vizite te Shtepia e te Moshuarve
Sot patem nderin ta kemi per vizite Ambasadorin e Britanis se Madhe z. Nicholas Abbott.
Ambasadorin e njoftuam per aktivitetet e Shoqates sone si dhe biseduam rreth mundesise se bashkepunimit ne dobi te qytetareve
Faleminderit per viziten i nderuar z. Abbott”, ka shkruar Kastrati në Facebook. /Gazeta10/


