Gazeta10

Ambasadori amerikan në Beograd: Serbët po jetojnë në kushte të vështira në Kosovë, jemi afër momentit kyç

Ambasadori i SHBA-ve në Serbi, Christopher Hill, ka deklaruar se po arrijmë një moment kyç në procesin e dialogut në Bruksel dhe Marrëveshjen e ardhshme për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Hill tha se është optimist dhe mendon se Marrëveshja është e mirë për të dyja palët, padyshim për Serbinë, por edhe për Kosovën.

“Çështja kryesore për Serbinë, dhe unë mendoj se përndryshe është një trend pozitiv, është të negociojë me BE-në. Dhe derisa është duke negociuar me Kosovën, Serbia praktikisht po negocion me BE-në për një sërë detyrimesh që do të marrë ndaj BE. Dhe tani, nëse do të jem optimist për këtë, do të shohim… Mendoj se jemi afër një momenti kyç në atë proces dhe do të shohim se si do të funksionojë, “tha Hill.

Sipas tij e rëndësishme tani për tani është nevoja e krijimit sa më të shpejtë të Unionit të Komunave Serbe (USO). “Është e rëndësishme për një sërë arsyesh – sepse është një angazhim afatgjatë, kanë kaluar dhjetë vjet dhe kjo është një arsye për të vazhduar me të. E dyta është edhe më e rëndësishme, dhe ajo është se komuniteti serb që jeton në Kosovë për një kohë të gjatë, e di se cila është e ardhmja e tyre”, tha Hill për Euronews Serbia, transmeton Gazeta10.

Tutje ai tha se negociatat ishin të vështira, por ka një udhëzim të qartë, që është Marrëveshja e Brukselit e 2013.

“Unë në mendoj se ne kemi udhëzime të qarta, sepse nga gjashtë pikat e para të Marrëveshjes së Brukselit të 2013 ne e dimë se si do të duket ai komunitet. Nuk dua të them se do të jetë e lehtë, është e qartë se njerëzit kanë ide të ndryshme për këtë, por në fund të procesit do të jetë e qartë se si duhet ta shohin të ardhmen serbët që jetojnë në Kosovë në kushte të vështira për momentin”, tha Hill.

NË FOKUS

polici serb
Bashkëshortja e policit të plagosur në Lloznicë, zbulon detaje të reja
plaku-600x360
“Mu afrua dhe më pyeti”, mediat serbe thonë se ky është personi i fundit që kontaktoi me Faton Hajrizin
IMG_3764
“Në kamerën e dyqanit të tij…” – zbulohen detaje të tjera se si pretendohet se u kap Faton Hajrizi
fatonn
Orët e fundit të Faton Hajrizit – sa kilometra i bëri nga vendi ku dyshohet se e vrau policin deri te fabrika ku u strehua
lloznice
Dëshmitarët okular tregojnë se çfarë ka ndodhur mbrëmë në Lloznicë
pamjee
Publikohet fotografia e Faton Hajrizit të vrarë
faton-600x360
“Me kaq e përfundoj…” – A ishte një sinjal ‘zhdukja’ e Faton Hajrizit nga TikTok-u?
fatonii
Mediat serbe nxjerrin një video, pretendojnë se Faton Hajrizi vodhi një biçikletë në Lloznicë para se të vritej