Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ambasadori britanik: Do të punojmë me Kosovën që vendimi në Komitet të Ministrave të jetë pozitiv

Gazeta10
18 April 2024 - 11:14

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka mirëpritur mbështetjen që i dha Asambleja Parlamentare Kosovës për anëtarësim në Këshill të Europës.

Ai tha se vendi i tij do të punojë me Kosovën që të ketë sukses edhe në vendimin e Komitetit të Ministrave.

“E mirëpres votën e APKE në favor të anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Europës. Mbretëria e Bashkuar mezi pret të punojë me Kosovën në hapat e ardhshëm për një vendim pozitiv nga Komiteti i Ministrave”, ka shkruar ai sot në X.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.