
Ambasador i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka theksuar se familjet e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë kanë të drejtë të dinë të vërtetën për fatin e të dashurve të tyre.
Në Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur me Forcë, ai u shpreh se është bashkuar me familjet dhe autoritetet e Kosovës për të nderuar ata që u zhdukën gjatë konfliktit.
“Anëtarët e familjeve të personave të zhdukur, nga të gjitha komunitetet e Kosovës, kanë të drejtë të dinë të vërtetën për fatin e të dashurve të tyre”, tha ai.