Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ambasadori britanik pas takimit me Ramën: Kënaqësi të diskutoj për Lojërat Mesdhetare e planet ambicioze për Prishtinën

Gazeta10
20 October 2026 - 15:31

Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves, pas takimit që pati me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, tha se me të foli për Lojërat Mesdhetare e “planet ambicioze” për kryeqytetin.

Hargreaves përmendi edhe mundësitë që mund të krijohen për investitorët britanikë.

“Prishtina është një qytet në lëvizje. Ishte kënaqësi të takohem me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, për të diskutuar rreth Lojërave Mesdhetare, planeve ambicioze të Prishtinës për investime dhe zhvillim të ri, si dhe mundësive që këto mund të krijojnë për bizneset dhe investitorët britanikë”.

Ndërkaq, Rama  më herët kishte shkruar se ata kanë diskutuar 19 projektet strategjike, nga infrastruktura e transporti publik, te sporti, shëndetësia dhe zhvillimi urban.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.