Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Apeli në Hagë/Enver Hoxhaj zyrtarizohet si përfaqësues i PDK-së në Grupin Punues

Gazeta10
20 October 2026 - 15:29

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, është zyrtarizuar si përfaqësues i Grupit Parlamentar të PDK-së në Grupin Punues për mbrojtjen e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në procesin e Apelit në Hagë.

Burimet e Gazeta 10 brenda PDK-së, kanë konfirmuar se me caktimin e Hoxhajt është kompletuar përfaqësimi i PDK-së në Grupin Punues për hartimin dhe harmonizimin e strategjisë shtetërore lidhur me procedurat e Apelit para Dhomave të Specializuara në Hagë.

Grupi Punues është themeluar me qëllim të bashkërendimit të mbështetjes institucionale dhe shtetërore për ish-krerët e UÇK-së në këtë fazë të procesit gjyqësor.

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.