Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ambasadori britanik pritet në një xhami të Prishtinës, i dhurohet plisi e shamia

Gazeta10
12 February 2025 - 22:13

Ambasadori britanik Jonathan Hargreaves ka vizituar xhaminë “Bedri Kamberi” në Prishtinë.

Imami Labinot Maliqi ka thënë se me ambasadorin britanik kanë diskutuar disa çështje, duke ndarë mendime mbi vlerat e përbashkëta të respektit, harmonisë dhe bashkëpunimit.

Sot pata kënaqësinë dhe nderin e veçantë të mirëpres në xhaminë tonë Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Shkëlqësinë e tij, Z. Jonathan Hargreaves. Gjatë takimit tonë, diskutuam një gamë të gjerë çështjesh me rëndësi, duke ndarë mendime mbi vlerat e përbashkëta të respektit, harmonisë dhe bashkëpunimit”, ka thënë
Maliqi.

Imami Maliqi ia ka dhuruar ambasadorit Hargreaves dy simbole të rëndësishme të kulturës sonë plisin dhe shaminë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.