
Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot janë takuar sot, ku sipas njoftimeve nga të dy, janë pajtuar për të gjitha temat që i kanë diskutuar, raporton Gazeta10.
Ambasdori Guerot ka njoftuar shkurt për takimin.
“Një bisedë shumë e mirë me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi në të gjitha cështjet e interesit të përbashkët. Në të gjitha”, ka shkruar ai.
Ndërkaq, Bislimi ka dhënë më shumë detaje.
“Një diskutim i frytshëm me ambasadorin francez në Kosovës, Olivier Guerot. Shpreha vullnetin për ta vazhduar bashkëpunimin me ambasadën franceze, për forcimin e marrëdhënieve bilaterale, bashkëpunimin ekonomik dhe projektet konkrete. Ambicia për integrime evropiane, ishte mes temave të diskutuara”, ka shkruar Bislimi në Facebook.