Gazeta10

Ambasadori Hovenier: Mirëpresim pezullimin e përkohshëm, masat ishin të koordinuara me ndërkombëtarët

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Jeff Hovenier, ka folur sot rreth zhvillimeve të fundit në veri, ku ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës, raporton Gazeta10.

Hovenier ka thënë se masat e reciprocitetit për targa dhe dokumente janë në përputhje me marrëveshjet e Brukselit.

Tutje, Hovenier, ka thënë se për zbatimin e këtyre masave ka pasur koordinim ndërkombëtar.

Këtu keni statusin e plotë:

“SHBA mirëpret vendimin e liderëve të Kosovës për ta pezulluar përkohësisht zbatimin e masave të reciprocitetit për targat dhe dokumentet për hyrje/dalje, të dyja masat janë plotësisht në përputhje me marrëveshjet e Brukselit dhe ishin të koordinuara me komunitetin ndërkombëtar”, ka shkruar ambasadori amerikan në llogarinë e tij në Twitter.

Kujtojmë se Kosova është përballur me tensione të mëdha në veriun e vendit ku serbët lokal atje kishin bllokuar rrugët në shenjë kundërshtimi për vendosjen e reciprocitetit të Kosovës ndaj Serbisë në targa dhe letërnjoftima.

Situata shkoi drejtë qetësimit pasi Qeveria e Kosovës pranoi propozimin e SHBA-së për pezullim një-mujor të vendimit për zbatimin e reciprocitetit. / Gazeta10

NË FOKUS

plagosje
Këta janë dy personat e plagosur sonte në Prishtinë
1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
336590720_790074042536912_216558726298789015_n
Xhaka shënon gol në Serbi ndaj Bjellorusisë (VIDEO)
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337527776_571608834975762_7782847739163049324_n
“Statuja e Skënderbeut do vendoset në Zvicër”, skulptori zbulon kush e porositi
foto
Dalin pamjet e vjedhjes së makinës së kosovarit në Tale të Lezhës në vitin 2020 (VIDEO)
337560741_254666503557563_1469925085196788437_n
Madhështore, Jakaj sypatrembur mposht serbin, Nikolic
USHTA1679844550
Pamje të rënda, si po digjen rusët brenda llogoreve në Ukrainë