
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, ka zhvilluar takime me ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.
Sipas një postimi të European Union in Kosovo në Facebook, në takim është diskutuar për garantimin e sigurisë dhe mbrojtjen e të gjitha komuniteteve në Kosovë, në përputhje me të drejtat e njeriut dhe parimet e sundimit të ligjit.
“Diskutuam për garantimin e sigurisë për të gjitha komunitetet, në përputhje me të drejtat e njeriut dhe parimet e sundimit të ligjit, në mënyrë që të gjithë të ndihen të sigurt. BE-ja do t’i mbështesë këto përpjekje”, ka deklaruar Schuebel.
BE-ja ka përsëritur gatishmërinë për të mbështetur institucionet e Kosovës në përpjekjet për forcimin e sigurisë dhe sundimit të ligjit./Gazeta10