Gazeta10

Ambasadori suedez në Kosovë: Marrëveshja jo domosdoshmërisht duhet nënshkruar

I ftuar në emisionin “Politiko me Kushtrm Sadikun”, ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund ka folur për dialogin Kosovë-Serbi dhe nevojën e zbatimit të marrëveshjeve të arritura gjatë procesit të dialogut.

“Çka duhet të bëjmë tani është që të fokusohemi në implementimin e saj  dhe mbi të gjitha e kemi nevojën e implementimit të asociacionit të komunave me shumicë serbe, kemi një propozim për këtë”, tha Ambasadori Westerlund.

Ai tutje ka thënë se aq sa e ka kuptuar ai, drati aktual i Asociacionit është në harmoni me Kushtetutën.

“Gjykata Kushtetuese do të marrë vendim por ashtu siç e kam kuptuar unë, përputhet me kushtetutën e Kosovës dhe nuk ka kompetenca ekzekutive kështu që duhet të ecim para me themelimin e Asociacionit. Në anën tjetër,  sigurisht që na duhet edhe njohja de – facto nga Serbia”, ka thënë tutje Westerlund.

Duke komentuar kërkesën e kryeministrit për nëshkrimin e marrëveshjes, Ambasadori tha që pajtohet me kryeministrin se në të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare ka nënshkrim por që sipas tij nëse shikoni marrëveshjet e kaluara, marrëveshja e Brukselit në vitin 2013 dhe ajo e 2015-tës, këto marrëveshje nuk janë nënshkruar.

“Nëse e do njohjen de facto, është gjithashtu e vështirë të kërkoni një nënshkrim zyrtar. Ky është ngërçi”, tha Westerlund. /Gazeta10/

NË FOKUS

safete
E keni menduar me të re, ja sa vjet po i bën sot Safete Mustafa!
gani
Sabit Geci amanet familjes: Këta dy hoxhallarë dua të më varrosin kur të vdes
lir
Avokati kosovar ngre dyshimet e para rreth vrasjes së Liridona Murselit: Po ngjanë më shumë e planifikuar, e jo grabitje
Screenshot 2023-11-28 at 10.47
VIDEO: Dhunë shtazarake ndaj një burri nga tre persona në Prizren (Pamje +18)
saraa
Pas ndarjes nga Ledri, Sara “lazdrohet” duke u shfaqur në Instagram komplet e zhveshur
f12ab16a-8644-4120-a6d5-8e029a3a40e1
Skandal në Big Brother:Buci ia prek të pasmet Santianës
alba-vukaj-69555
Del fotoja, kështu dukej Alba e BBVK2 para ndërhyrjeve estetike (FOTO)
vesa
Pas largimit nga 'BBVK', nuk do të besoni ku ka përfunduar Vesa