Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ambasadori turk, Sabri Tunç Angılı dhe kryetari i shoqatës “Esnaf”, Varis Xhejlani vizitojnë televizionin e gazetarëve, Kanal10

Gazeta10
08 April 2025 - 19:26

Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı dhe kryetari i shoqatës “Esnaf”, Varis Xhejlani, kanë qëndruar sot në ambientetet e televizionit Kanal10.

Të mirëpritur nga stafi udhëheqës i televizionit, Arben Ahmeti, Fidan Rama dhe Kushtrim Sadiku, ata patën rastin të shihnin nga afër punën qe bëhet në Kanal10.

Së bashku me Arbenin dhe Kushtrimin, mirëpritëm sot në ambientet e Kanalit 10 ambasadorin e Turqisë në Kosovë, z. Sabri Tunç Angılı, dhe kryetarin e shoqatës “Esnaf”, z. Varis Xhejlani. Kënaqësi e veçantë të ndajmë me miq tregimin tonë për median dhe gazetarinë.Turqia është një vend me fokus të madh ndaj audiencës shqiptare”, ka shkruar Rama në faqën e tij zyrtare në Facebook. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.