Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ambasadorja e USAID-it kërkon normalizim të raporteve Kosovë-Serbi

Gazeta10
05 December 2022 - 14:59

Ndihmës Administratorja e USAID-it, Erin E. McKee tha se se normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi me njohjen reciproke në qendër, është mënyra më e mirë për përmirësim të raporteve dhe mënyra më e mirë për integrim evropian, raporton Gazeta10.

Ajo pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, shtoi se do të jenë mbështetje për të gjitha vendet e rajonit.

“Normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë me njohjen e ndërsjellë në qendër është mënyra më e mirë që ti ndihmojë Kosovës t’i përmirësoj raportet e saj me vendet fqinje dhe në këtë mënyrë edhe të zë vendin e vet në mesin e vendeve tjera në kuadër të integrimeve evropiane. Ne do të jemi këtu për të gjitha vendet e rajonit, që të krijojmë një mjedis ku të rinjtë nuk do ta shohin më të ardhmen jashtë atdheut të tyre. Ardhmëria e Kosovës varet edhe nga forcimi i sistemit energjetik, ne do të jemi këtu që të ndihmojnë në diversifikimin e furnizimin me energji elektrike. Do t’i ndihmojmë Kosovës që të bëjë tranzicionin drejt dekarbonizimit”, tha ajo./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.