Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ambasadorja izraelite uron Kosovën për organizimin e Kampionatit të Xhudos

Gazeta10
17 December 2023 - 16:37

Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, ka dalë me një postim në platformën “X” në lidhje me Kampionatin e parë të Hapur Evropian të Xhudos Open Prishtina 2023.

Ajo ka uruar shtetasen e Izraelit që ka fituar medalje të argjendtë, si dhe Kosovës për mikëpritjen dhe organizimin e këtij eventi sportiv.

“Xhudistja izraelite Timna Nelson-Levy  fitoi medaljen e argjendtë në edicionin e parë të Kampionatit të Hapur Evropian të Xhudos Open Prishtina 2023. Në gjysmëfinale, Timna fitoi kundër Distria Krasniqit , xhudistes më të mirë në botë në kategorinë deri në 52 kilogramë”.

“Urime Timnës, si dhe Kosovës për organizimin e shkëlqyer dhe për mikpritjen e ofruar për të gjithë xhudistet/xhudistët!”, ka thënë Ziv.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.