Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Ancelotti: Do të jem tifoz i Real Madridit tërë jetën

Gazeta10
13 May 2025 - 18:50

Carlo Ancelotti do të largohet nga Real Madridit pas përfundimit të sezonit në La Liga.


Ai u zyrtarizua si trajneri i ri i Kombëtares së Brazilit, ku do të marrë përsipër “Seleçaon” nga 26 maji.

Ai do të bëhet trajneri i tretë jobrazilian, që merr këtë detyrë.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes me Mallorcën, ai foli për largimin e tij nga Reali, duke thënë se do të jetë gjithmonë tifoz i skuadrës.

“Do të jem tifoz i Real Madridit tërë jetën. Nuk e kam menduar kurrë se do të jem trajner për 6 vjet. Duhet ta falënderoj klubin”, shprehet Ancelotti.

Kujtojmë se Reali, do të zhvillojë nesër ndeshjen ndaj Mallorcës që do të jetë një nga ndeshjet e fundit të tij si trajner i “Madrilenëve”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.