
Bordi i Juventusit ka vendosur të japë dorëheqjen, duke përfshirë presidentin Andrea Agnelli dhe nënpresidentin Pavel Nedved.
Një gjë të tillë e ka raportuar gazetari i mirënjohur italian Fabrizio Romano.
Klubi i Juventusit kanë qenë nën menaxhimin e familjes Agnelli pothuajse për gjatë gjithë historisë së klubit.
Bordi i ri dhe struktura e re e klubit italian do të vendoset në muajt e ardhshëm.