Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Andriy Lunin vazhdon rrugëtimin me Real Madridin

Gazeta10
11 Shtator 2024 - 17:47

Andriy Lunin do të vazhdojë të jetë pjesë e kampionit në fuqi të Evropës, Real Madridit.

Të dyja palët janë dakorduar për një marrëveshje të re katërvjeçare, teksa zyrtarizimi pritet të ndodhë së shpejti.

Për Lunin qarkulluan shumë zëra për një largim të mundshëm në verë, por ai ka vendosur që të qëndrojë të klubi madrilien.

Portieri ukrainas vitin e kaluar njëri nga lojtarët më të rëndësishëm të “Los Blancos”, ku fituan La Ligën dhe Ligën e Kampionëve.

25-vjeçari është pjesë e Real Madridit që nga viti 2018, teksa gjatë kësaj periudhe ka qenë për disa vite i huazuar edhe te disa skuadra tjera spanjolle si Real Valladolid, Leganes dhe Real Oviedo.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.