
Ukraina deklaroi se ushtria e saj do të nisë kundërofensivën kundër forcave ruse në lindje të vendit, menjëherë pas vendimit të Rusisë për të aneksuar 4 rajonet ukrainase.
“Duke tentuar të aneksojë rajonet Donjeck, Luhansk, Zaporizhja dhe Herson të Ukrainës, presidenti rus Putin po përpiqet të rrëmbejë territore që ai nuk i kontrollon as fizikisht në terren. Asgjë nuk ndryshon për Ukrainën: ne vazhdojmë të çlirojmë tokën dhe popullin tonë dhe rivendosjen e integritetit tonë territorial”, tha Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytri Kuleba.