Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Anëtarësimi i Kosovës në KiE / Besnik Tahiri: E kemi rrezik pak kuorumin!

Gazeta10
15 April 2024 - 19:16

Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës pritet të marrë dritën jeshile nesër në Strasbourg.

 Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri i cili është përfaqëses i Kosovës në Kie, pret që Kosova të marrë besimin e shteteve për anëtarësim në Këshillin e Evropës, raporton gazeta10.

Sipas tij, votimet e sotme në dy Komitete tregojnë se shumica e votave janë pro Kosovës.

“Mirëpo e kemi rrezik pak kuorumin. Është tepër e rëndësishëm që dy të tretat e personave prezentë nesër të votojnë për raportin. Nëse kjo ndodh, atëherë beteja tjetër është në komitet të ministrave”, ka thënë Tahiri, për Kanal10.

Ai ka thënë se në bazë të parashikimeve që kanë bërë sot, pret që Kosova të marrë dritën jeshile drejt anëtarësimit në KiE. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.