
Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Zgjim Hyseni, në një postim në Facebook ka reaguar lidhur me situatën e krijuar për shkak të reduktimeve me energji elektrike, raporton Gazeta10.
Ai shprehu shqetësimin e tij se e gjendja e ardhshme në Kosovë do të vie duke u përkeqësuar më shumë.
“Cka na pret mas reduktimeve? Nje fyerje me joystick nga Rizvanolli; nje fyerje me qebe nga Kurti; ose ma seriozisht, nje poshterim me temel nga Hekuran Murati… Nuk ka kurgjo anej, eshte vec nje humnere qe s’po guxojna me kqyre. Se normal, po duhet me u kape dikun.”, ka shkruar Hyseni.
Ai bëri të ditur se këto reduktime i konsideron si sakrificë.
Postimi i plotë:
“Ka kuptim me i duru edhe reduktimet e terrin; ka kuptim edhe mos me u ngute ne pritje te efekteve te menjehershme; ka kuptim edhe me i fale do gabime amatore; ka kuptim me i rrudhe shpenzimet perballe rritjes se cmimeve pa ba asnje za; ka kuptim edhe vuajtja ma e rande: njerezit kane dite me mbajte greve urie deri ne vdekje.
Vec duhemi me ngadale gjanat me i thirre n’emnin e vet. Kjo quhet sakrifice. Sakrifica eshte gjithmone n’emen t’ardhmes. Aq e dashur dhe e rendesishme eshte kjo e ardhme sa bejme balle ta demtojme edhe veten per te.
PSE? Cili eshte premtimi? Cila eshte ajo shenje qe po vjen nga e ardhmja? N’emen t’cilit ideal jemi tuj duru?
Cka na pret mas reduktimeve? Nje fyerje me joystick nga Rizvanolli; nje fyerje me qebe nga Kurti; ose ma seriozisht, nje poshterim me temel nga Hekuran Murati.
Nuk ka kurgjo anej, eshte vec nje humnere qe s’po guxojna me kqyre. Se normal, po duhet me u kape dikun.”/Gazeta10.