
Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Bernard Nikaj ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian ka komentuar deklaratën e fundit të zëdhënësit të Departamentit të Shtetit, Ned Price, i cili tha se ShBA-të janë të zhgënjyera me Qeverinë e Kosovës lidhur me vendimin për target e automjeteve, shkruan Gazeta10.
Sipas Nikajt, Kosova aktualisht ndodhet në një situatë ku SHBA-të dhe BE-ja janë duke e qortuar Qeverinë, ndërsa kjo e fundit sipas tij, poi qorton qytetarët serbë të veriut duke i ndëshkuar edhe me gjoba.
“SHBA dhe BE u deklaruan shumë qartë që janë të dëshpruar me këtë qasje të Qeverisë në raport me këtë çështje. Vendimi s’po zbatohet. Ne po hyjmë në një fazë të qortimit. Në një fazë ku SHBA e BE-ja po e qorton Qeverinë, ndërsa Qeveria po i qorton qytetarët që nuk i kanë ndryshuar tabelat, por ata do të vazhdojnë të qarkullojnë me të njëjtat tabela pa i ndërruar. Vazhdon një situatë e tensionimit dhe pritjes së datave, sepse nuk është e qartë se farë do të ndodhë pas kësaj date”, tha Nikaj në Prime Time. /Gazeta10