Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Angelina Jolie viziton Pakistanin e goditur nga përmbytjet

Gazeta10
21 September 2022 - 15:57

Aktorja fituese e Oskarit, Angelina Jolie, u takua me banorët e zhvendosur në Pakistanin jugor më 20 shtator, raporton Gazeta10.

Pamvarësisht që vendi po lufton me një shpërthim të sëmundjeve mes përmbytjeve masive të shkaktuara nga shirat monsune, kjo nuk e ndaloi Jolie t’i vizitojë.

Jolie mban një maskë në fytyrë teksa flet me një nënë që jeton në një strehë të improvizuar në lagjen jugore Dadu.

Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit (IRC) tha në një deklaratë para vizitës së aktores, më 20 shtator, se Jolie do të ishte atje “për të dëshmuar dhe për të kuptuar situatën si dhe për të dëgjuar nga njerëzit e prekur drejtpërdrejt për nevojat e tyre dhe për hapat për të parandaluar vuajtje të tilla në të ardhmen”./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.