Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Anglia e Gjermania ndahen në paqe, Italia siguron Final-Fourin

Gazeta10
26 September 2022 - 22:44

Të hënën janë luajtur ndeshjet e radhës të raundit të gjashtë në Ligën e Kombeve, raporton Gazeta10.

Ndeshja më interesante e kësaj mbrëmje ishte ajo mes Anglisë dhe Gjermanisë, e cila përfundoi me rezultat të barabartë 3-3.

Për Anglinë golat i shënuan Mason Mount, Luke Shaw dhe Harry Kane, ndërsa për Gjermaninë realizuan Ilkay Gungogan dhe Kai Havertz që shënoi dy herë.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Italia ka siguruar Final-Fourin e Ligës së Kombeve pasi mposhti Hungarinë me shifrat 0-2.

Golat e shënuan nga Giacomo Raspadori dhe Fedrico Dimarco i dhuruan fitoren ‘Azzurëve’.

Rezultatet nga ndeshjet tjera të Ligës së Kombeve janë: Rumani – Bosnje Hercegovinë 4-1, Mali i Zi – Finlandë 0-2, Gjibraltar – Gjeorgji 1-2, Maqedoni – Bullgari 0-1 dhe San Marino – Estoni 0-4. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.