Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Anglia triumfon ndaj Uellsit dhe siguron kalimin tutje si lider i grupit B

Gazeta10
29 November 2022 - 21:55

Anglia ka siguruar kalimin në fazën e eleminimit direkt në Botërorin “Katari 2022”, pas fitores që e arriti ndaj Uellsit me rezultat 0-3.

Në ndeshjen e zhvilluar në Ahmed Bin Ali Stadium, të gjitha golat u shënuan në pjesën e dytë të përballjes.

Seria e golave në këtë ndeshje u hap në minutën e 50 të ndeshjes, kur Marcus Rashford me një gol të bukur nga gjuajtja e lirë e kaloi kombëtaren e tij në epërsi.

Vetëm një minutë më vonë, Anglia e dyfishoi avantazhin me anë të sulmuesit Phil Foden, i cili realizoi pas asistimit nga Harry Kane.

Marcus Rashford shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për Anglinë, kur po zhvillohej minuta e 68 e përballjes.

Me këtë fitore, ‘Tre Luanët’ e përmbyllin fazën e grupeve si lider të grupit B më shtatë pikë të grumbulluara pas tri ndeshjeve.

Në 1/8 e finales, Anglia do të ketë kundërshtar kombëtaren e Senegalit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.