Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Anulohet kontrata për magjistralen Prishtinë-Mitrovicë

Gazeta10
08 February 2023 - 14:27

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës e ka anuluar kontratën për segmentin Milloshevë-Mitrovicë në kuadër të magjistrales Prishtinë-Mitrovicë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, raporton Gazeta10.

Manxhuka e ka shpërndarë një raportim për anulimin e kontratës, duke thënë se kjo rrugë po merr kahjen e duhur.

“Pas rrugës Prishtinë-Podujevë edhe kjo rrugë po merr kahjen e duhur”, ka shkruar Manxhuka./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.