Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Aplikimi i Kosovës në BE, Daçiq: Hungaria do të votojë kundër

Gazeta10
15 December 2022 - 12:32

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se Hungaria i ka premtuar se do të votojë kundër aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Europian, raporton Gazeta10.

Ai ka thënë se ky premtim atij i është dhënë nga ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të Hungarisë, Peter Sijart.

“Sciarto personalisht më ka premtuar se do të votojë kundër! Çështja është nëse do të votohet fare apo do ta bëjë presidenti çek si pyetje procedurale…”, tha Daçiq.

Më tej, ai ka thënë se është e rëndësishme që situata në Kosovë të deskalohet sa më shpejt.

“Duke komentuar ngjarjet në Kosovë dhe Metohi, ministri vlerësoi se më e rëndësishmja është që konflikti në Kosovë dhe Metohi sa më shpejt të deskalohet”, shkruan Tanjug, transmeton Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.