
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se beson se aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Europian është dyfish i keq, raporton Gazeta10.
Ai ka thënë se këtë informacion e kishte qe disa muaj.
Tutje, ai ka thënë se është e pamundur që dikush të mendojë për anëtarësimin e Kosovës në BE, meqë sipas tij ka disa pengesa.
Ai ka thënë se për Kosovën nuk ka qëndrim të unifikuar dhe së dyti ka thënë se Kosova nuk po respekton marrëveshjet e arritura.
“Para një muaji thashë se kishim informacion se Prishtina do të dorëzonte një kërkesë për anëtarësim në BE. Ne besojmë se një veprim i tillë është dyfish i keq. Së pari, sepse është e qartë se nuk ka një qëndrim të unifikuar për statusin e Kosovës dhe Metohisë. d.m.th se pesë vendet nuk e “KiM pranon se deri më tani nuk është regjistruar që dikush të ketë marrë statusin e kandidatit për anëtarësim dhe se çështja e statusit nuk është zgjidhur dhe së dyti sepse në kushtet absolute mosrespektimi i të gjitha marrëveshjeve nga Prishtina, është e pamundur që dikush të mendojë për këtë”, tha Daçiq, shkruan Tanjug, transmeton Gazeta10.