
Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi në emisionin “Politiko” ka komentuar deklaratat e ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier.
Ai thotë se ka kërkuar të ketë qasje në dokumente të e shohin se çfarë ka pranuar Kurti, raporton Gazeta10.
“Unë në emër të LDK-së sot rreth orës 15:00 kam protokolluar zyrtarisht një kërkesë për kryeministrin e Kosovës që të kemi qasje në këto dokumente se çka zoti Kurti ka pranuar, për neve është jashtëzakonisht e rëndësishme që të mbahet një debat parlamentar me raportues zotin Kurti dhe në bazë të qasjes në dokumente të drejtojmë poziticionin tonë politik”, tha ai në Kanal10./Gazeta10